Kocevski: Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar, nesër fillon shqyrtimi i provave nga mbrojtja

nga Xh M

Shkup, 29 maj – Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar dhe shqyrtimi i provave nga mbrojtja do të fillojë nesër, njoftoi Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski.

Ai thotë se për momentin nuk mund të specifikojë se cili do të jetë numri përfundimtar i të pandehurve dhe njoftoi mundësinë që hetimi për disa të ndërpritet.

Ai pohon se Prokuroria po vazhdon hetimin për rolin e policëve që ishin në diskotekë “Pulse” natën fatale dhe nuk përjashton mundësinë që ata të bëhen të dyshuar nëse sigurohen prova.

Kocevski thotë se policia hyri në diskotekë “Pulse” 15 minuta para zjarrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More