Koçiu në Gjirin e Lalëzit: 8 qendra shëndetësore verore 24-orëshe në plazhet e Durrësit dhe Kavajës

nga D. V.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda inspektuan nga afër qendrën shëndetësore verore të vendosur në zonën bregdetare tek Gjiri i Lalëzit, në Durrës.

Duke u ndalur tek roli i qendrave shëndetësore verore në vend ministrja Koçiu theksoi se në këto struktura mjekësore ofrohet ndihmë për rastet urgjente jo vetëm për pushuesit, por edhe kujdes të shtuar për banorët me komplikacione të sëmundjeve kronike.

“Jemi këtu për të ofruar ndihmën e parë në raste urgjence, si dhe të suportojmë edhe ato momentet kritike ku do duhet që për shkak të një patologjie të caktuar ne të jemi në dispozicion”, u shpreh Koçiu.

Aktualisht, në zonën e Durrësit dhe të Kavajës janë në dispozicion të pushuesve 8 qendra shëndetësore verore të hapura 24/7.

Për të menaxhuar emergjencat, ministrja Koçiu theksoi se në shumicën e qendrave shëndetësore verore, përfshirë edhe atë në Lalz ka edhe një postacion autoambulance.

“Kjo është një nga qendrat shëndetësore që ka edhe një postacion ambulance. Ne kemi 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin, prej të cilave 20 kanë dhe postacione me autoambulanca duke patur parasysh edhe aksesueshmërinë e zonave ku ndodhen”, sqaroi Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me pajisje jetëshpëtuese të domosdoshme që ua lehtësojnë punën profesionistëve dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimit.

Në të 36 qendrat ahëndetësore verore ofrohet shërbim shëndetësor pa ndërprerje dhe do të jenë të hapura deri më 30 shtator për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit vendas dhe të huaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More