Kojshia Show/Kryeimami i Maqedonisë Shaqir Fetahu ka qenë në Udb (Video)

nga I Z

 

“Ish-Zyrtari i Udb-se: Kryeimami i Maqedonis Shaqir Fetahu ka qenë në Udb, këta Hoxhollarë u rekrutuan nga Kgbja-Ruse”. Ky është titulli me të cilin emisioni “Kojshia Show” me gazetarin Sadri Ymeri ka postuar në Facebook një pjesë të emisionit ku mysafir ka qenë Nafi Çegrani. “Një hoxhë që ka kryer në Sarajevë, atje e ka marë KOS-i në biseda dhe e ka vërbuar, trajnuar dhe e ka bë për veti dhe ia ka vu nofkën ‘Orao’. ‘Orao’ do të thotë Shqiponja. edhe ai vepron sot e këtë ditë. Edhe tjerë…”, ka deklaruar mes tjerash Nafi Çegrani në emision. “është hoxhë i madh ulema i madh…, ka shtuar Çegrani.

Në vazhdim ju sjellim një pjesë të bisedës në formë tekstuale:

A ka pasur hoxhallarë që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete?

Ka hoxhallarë, mjerisht që janë xhallë dhe ende veprojnë, që janë shërbime. Për atë edhe i quajnë shërbime sekrete.

A keni ndonjë emër?

“Kam emra, plot, por nuk dua t’i përmendi”

Po naj figurë që kështu është më e njohur?

Një hoxhë që ka kryer në Sarajevë, atje e ka marë KOS-i në biseda dhe e ka vërbuar, trajnuar dhe e ka bë për veti dhe ia ka vu nofkën ‘Orao’. ‘Orao’ do të thotë Shqiponja. edhe ai vepron sot e këtë ditë. Edhe tjerë…

Çka është ai, çfarë detyre ka?

është hoxhë i madh ulema i madh… Hehe, ulema i madh në Maqedoni a? Unë një herë kam pasur një rast, më kanë dhënë njëfar mirënjohje në Gostivar, në Çegran atje ishin mbledhë plotë hoxhallarë, për televizionin, si mirënjohje, si nder ashtu… Ma dhanë mikrofonin, por unë nuk dija çka të flas dhe thash ‘Zoti i marsoftë hoxhallarët’. Edhe në këtë rast sonte, prap them ‘Zoti i marësoftë hoxhallarët edhe shqiptarët’ .

A keni dëgjuar për arrestimin e dy kosovarëve që kanë bashkëpunuar me BIA-n.

është shumë e qartë se shërbimi sekret i Beogradit ëshhtë kamkryq edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni dhe nuk duhet të habitemi ne.

Ka shqiptarë që ende bashkëpunojnë me BIA-n?

Ka për interesa të ndryshme. Varet çfarë interesi, a e lidhë interesi financiar…

 

https://www.facebook.com/Kojshia.Show.Official/videos/975515997454377/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More