Kolla e mirë, IShP: 26 raste të reja me kollë të mirë

nga Xh M

Shkup, 24 korrik – Njëzet e gjashtë raste të reja me kollë të mirë në vend për një javë. Numri është ulur me 35.4 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup, 7 janë regjistruar në Kumanovë, nga 2 në Kratovë dhe Tetovë dhe nga një rast kemi në Gjevgjeli, Negotinë, Kërçovë, Manastir dhe Kriva Pallankë.

Mosha e pacientëve është nga 3 muaj deri në 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve i takon grupmoshës deri në 4 vjeç, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. 17 persona nuk janë me vaksinim të plotë. Nga rastet e reja, dy janë shtruar në spital.

Deri më 18 korrik, në vend janë regjistruar 931 raste me kollë të mirë, që përfaqëson një rritje të shumëfishuar në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar, pra nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar vetëm 10 raste. Sipas raportit, 580 persona ose 62 për qind e të sëmurëve nuk janë të vaksinuar ose nuk kanë vaksinim të plotë, sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit.
Janë vaksinuar plotësisht 351 persona. Nga të sëmurët me pertusis ose kollë të mirë janë shtruar 131 persona dhe numri më i madh i tyre që arrin deri në 85.5 për qind janë të moshës nën 4 vjeç dhe janë shtruar në Spitalin e Fëmijëve në Kozle. Nga numri total i të shtruarve, 127 kanë dalë nga spitali.

Për të parandaluar shfaqjen e rasteve të reja të kollës së mirë, si dhe për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, është e nevojshme të rritet fusha e vaksinimit primar, lajmërojnë organet kompetente shëndetësore. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, në Shkup dhe Kumanovë është shpallur epidemi e kollës së mirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More