Komisioni Evropian do të përfshijë qendrat si e Gjadrit në legjislacion

nga Xh M

Komisioni Evropian pritet të përfshijë qendrat si e Gjadrit, që mund të kthehen në vendlindje në një projektligj që synon përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar. Vendimi është marrë gjatë një takimi informal të liderëve të vendeve anëtare, i mbajtur më 30 janar në Varshavë.

Projektligji synon përshpejtimin e kthimit mbrapsht të emigrantëve, pritet të publikohet nga Komisioni në fund të muajit, për të nisur kthimin e tij në ligj. Komisioneri Brunner propozoi rregulla më të forta për burgimin dhe mundësinë e ngritjes së qendrave të kthimit gjatë takimit të zhvilluar.

Qendrat në fjalë propozohet të ngrihen në vende jashtë BE-së, ku mund të mbahen ata aplikantë për azil, kërkesat e të cilëve janë refuzuar nga blloku dhe që prej andej të kthehen në vendet e origjinës. Tetorin e kaluar, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për këto qendra, duke vlerësuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila, edhe pse e sfiduar nga një sërë vendimesh gjyqësore, mund të përcaktojë sipas saj hapat e ardhshëm të politikave evropiane për emigracionin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More