Ushtarët italianë të KFOR-it trajnohen nga ata hungarezë kundër zjarrit

nga Xh M

Ushtarët e KFOR-it italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë kryer sot një stërvitje për reagim kundër zjarrit në kampin në Novosellë.Në njoftimin e lëshuar të KFOR-it në Facebook thuhet se trajnues janë pjesëtarë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it.Ndër tjera, shtohet se ky trajnim është bërë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More