Komisioni për sistem politik e shqyrtoi raportin vjetor për punën e prokurorëve publik

nga Xh M

Shkup, 7 tetor – Numri i vogël i prokurorëve publikë, mjetet e pamjaftueshme buxhetore, mosparaqitja e palëve dhe dorëzimi janë pjesë e sfidave që përmban raporti vjetor për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonia e Veriut për vitin 2023, të cilën e prezantoi sot prokurori publik shtetëror Lupço Kocevski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi prokuori publik Kocevski, në vitin raportues janë pranuar kallëzime kundër 17.124 kryerësve të njohur të rritur dhe kundër 944 fëmijëve dhe së bashku me 12.382 lëndët e papërfunduara të bartura nga viti 2022, prokurorët publik kanë vepruar në gjithsej 29.506 lëndë kundër kryerësve të njohur.

“Duke pasur parasysh rënien e vazhdueshme të numrit të prokurorëve publik në vitet e kaluara, fluksi i përgjithshëm i lëndëve në prokuroritë publikë nuk është aspak për t’u neglizhuar, përkatësisht mesatarish në nivel vjetor çdo prokuror publik nga Prokuroria themelore ka pranuar në punë rreth 180 lëndë të reja. Kuptohet, ky numër paraqet vetëm një mesatare dhe fluksi dhe vëllimi i punës në prokurori të caktuara është dukshëm më i lartë”, qëndron në Raportin.

Kocevski theksoi se përkundër faktit se kushtet materiale të punës për prokuroritë publike janë duke u përmirësuar, megjithatë nuk është realizuar obligimi nga neni 101 i Ligjit për Prokurorinë Publike, buxhetin për përfituesin buxhetor – Prokuroria Publike e RMM-së të jetë 0,4 për qind e buxhetit të shtetit për vitin aktual.

Buxheti i miratuar për vitin 2023 është serish rreth gjysma e kërkesës, përktësisht 0,2 për qind e buxhetit shtetëror”, informoi ai.

Shtoi se mjetet e nevojshme financiare është e nevojshme të sigurohen për të mos vënë në pikëpyetje kryerjen e funskionit dhe për të mundësuar punën të pandërprerë të prokurorive.

Si sifda i veçoi edhe kushtet hapësinore në të cilat punojnë pjesa më e madhe e prokurorive në mbarë vendin, të cilat nuk i plotësojnë nevojat, as nuk i plotësojnë kushtet për efikasitet të procedurës penale, ndërsa problem tjetër për prokuroritë mbetet kuadri informatik.

“Nuk ka feshje të lëndëve në sirtar, ka arsye objektive për zvarritjen e procedurave. Bëhet fjalë për një numër të vogël prokurorësh, mosparaqitje të palëve, dorëzim. Rrethanat objektive janë problemi më i madh sa i përket efikasitetit të Prokurorisë Publike”, tha prokurori.

Sipas Dragan Kovaçki, deputet nga VMRO-DPMNE, gjendja në sistemin gjyqësor është katastrofale, ndërsa shteti nuk ka autoritet.

“Shteti nuk ka autoritet, askush nuk i trembet shtetit, përkatësisht institucioneve. Me mosmarrjen e masave të PP-së mund të rritet kriminaliteti, të rritet mosbesimi në gjyqësor dhe në sistem. Ka kallëzime penale që mbahen në sirtar. Me mosmarrjen e masave mund të përfundojmë në një situatë ku një person i kriminalizuar të kandidohet për zëvendës gjeneral të NATO-s”, tha Kovaçki.

Bekim Qoku, anëtar i PDSH-së, parashtroi disa pyetje, mes të cilat pse në raport nuk ka pasur vepra penale apo masa hetimore ndaj politikanëve dhe masa disiplinore për prokurorët publik.

“Ky ishte një raport që ishte i lodhur për ta dëgjuar, ose në Maqedoni kemi një vend që të gjithë do ta dëshironin. Fatkeqësisht, nuk është kështu. Sot, RMV-ja është vendosur në vendet ku sistemi juridik është më i keqi në rajon dhe në Evropë”, tha ai.

Në përgjigje, prokurori Kocevski deklaroi se ka iniciuar procedurë kundër 13 prokurorëve, gjashtë prej të cilëve janë shkarkuar, pesë janë dënuar me gjobë me para dhe dy janë liruar nga përgjegjësia.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot ka shqyrtuar dhe përcjellë për veprime të mëtutjeshme raportin vjetor për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Diskutimi duhet të vazhdojë me shqyrtimin e raportit vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurëm nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë për vitin 2023.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More