Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri mbajti takim me studentët nga Fakulteti Filozofik

nga D V

Shkup, 1 nëntor – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri realizoi takim me studentët e Institutit të Sigurisë nga Fakulteti Filozofik, të cilin e drejtoi Pavle Arsoski, në cilësinë e kryetarit të Komisionit.

 Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arsoski i njoftoi të studentët me punën e Kuvendit dhe me kompetencat e Komisionit, si dhe i njoftoi edhe për hapjen e fundit të dhomës së parë të mbrojtur.

Deputetja Marija Petrushevska i ka inkurajuar studentët që të përkushtohen në arsim dhe ta zbatojnë njohuritë e tyre në vend.

Profesori nga Fakulteti Filozofik, Marjan Gjurovski, falënderoi për mundësinë që të njihet me rolin e Kuvendit në sistemin e sigurisë.

Studentët patën mundësinë të bënin pyetje me interes të tyre dhe gjatë vizitës në Dhomën Ligjvënëse të mësonin mbi historinë e saj dhe kuptimin e demokracisë parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More