Shkup, 8 korrik – Kompania amerikane “Vabtek” është investimi i ri i huaj që do të investojë 35 milionë euro në vend dhe do të hapë 100 vende pune. Kompania do të investojë në prodhimin e frenave për automjetet hekurudhore.
Emrin e investimit të ri e bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në Uashington pati një takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë.
“Pas investimit të Alkazar Enerxhi prej 500 milionë dollarësh në parkun me erë, që është më i madhi në rajon, dhe investimit të kompanisë gjermano-belge Epsoteh Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, Vabteki amerikan do të investojë në Maqedoni. Kompania Vabtek është pjesë e pesëqind kompanive më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam pasur një takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington, ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Mbi 100 vende të reja pune, një investim me vlerë 35 milionë euro. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore. Eksport më i madh për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.