Komuna e Aerodromit ka ndarë mbi 860 tableta për klasën e katër

nga Xh M

Mbi 860 nxënës të klasës së katërt nga të gjitha shkollat ​​fillore të Komunës së Aerodromit morën falas pajisje tablet të siguruara me mjete nga buxheti i komunës.

U. d. kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski dhe ministrja e Arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, sot vizituan shkollën “Gjorgija Pulevski”, ku personalisht ua shpërndanë nxënësve të kësaj shkolle tabletët.

Është një projekt i Komunës së Aerodromit që zbatohet për të tretin vit, i cili ka për qëllim ngritjen e procesit arsimor në një nivel më të lartë, me të cilin nxënësit marrin mundësi për të vazhduar me trendet moderne në nivel global dhe për të përvetësuar njohuri të reja dhe zhvillim të aftësive dixhitale.

Kryetari Miteski theksoi se ky është vetëm një segment i investimeve në shkolla, si pjesë e procesit të krijimit të një komune moderne dhe të zhvilluar.

Ministrja Janevska theksoi se ndarja e pajisjeve tabletë falas është një projekt i rëndësishëm që nxjerr në pah sinergjinë ndërmjet Komunës së Aerodromit dhe pushtetit qendror që përfaqëson një nga prioritetet kryesore për dixhitalizimin dhe modernizimin e të gjitha proceseve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More