Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin me kryetaren e Shkupit: Ngjarja nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë!

nga D. V.

Shkup, 11 korrik – Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin e ndodhur mes Kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, dhe disa individëve në territorin e Komunës së Çairit.
Të tilla akte janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të rëndë të normave të sjelljes në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar.
Duke e konsideruar të rëndësishme informimin korrekt të opinionit publik, sqarojmë se ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë. Asnjë i punësuar apo funksionar i Komunës së Çairit nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së rendit publik, respektimit të institucioneve dhe promovimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
Në këtë kontekst, mbetet në kompetencën e institucioneve përkatëse që, sipas procedurave të tyre, do të veprojnë me kujdes dhe përgjegjësi, në funksion të sqarimit të ngjarjes dhe ruajtjes së qetësisë publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More