Komuna e Çairit mohon pezullimin e Qendrës Rinore, projekti në fazë planifikimi dhe sigurimi fondesh

nga D. V.

Shkup, 17 dhjetor – Komuna e Çairit thotë se projekti për Qendrën Rinore nuk është pezulluar. Nga atje u përgjigjën sot, lidhur me kronikën në Alsat, se në terren nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndërtimin e Qendrës Rinore të prezantuar gjatë fushatës.

Nga komuna thonë është siguruar edhe projekti bazë me dokumentacionin përkatës dhe tani pason faza e projektimit të ndërtimit.

Shtojnë se në buxhetin e vitit 2026 janë paraparë fonde për hartimin e projektit për ndërtim, plotësimin e dokumentacionit teknik dhe rregullimin e çështjeve pronësore-juridike ndërsa më pas do të përcaktohet edhe kostoja e saktë e ndërtimit.

Për realizimin e projektit në fjalë, komuna njofton se ka aplikuar pranë donatorëve potencial, ndërsa sipas tyre ekziston interesim edhe nga sektori privat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More