Komuna e Haraçinës shlyen borxhet e familjeve të dëshmorëve dhe i liron nga pagesa e shërbimeve komunale

nga Redaksia

Shkup, 3 dhejtor – Kryetari i komunës së Haraçinës ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë familjet e dëshmorëve.

“Sot, në seancën e dytë të Këshillit Komunal, kemi marrë një vendim me rëndësi të madhe për komunën tonë. Ashtu siç e kam premtuar gjatë fushatës, premtimin e kemi realizuar:
Familjeve të dëshmorëve u kemi shlyer të gjitha borxhet ndaj komunës dhe i kemi liruar nga pagesat për shërbimet komunale. Ky është minimumi i respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e tyre. Haraçina do t’i kujtojë përjetësisht djemtë e saj më të mirë.
Lavdi të përjetshme heronjve të kombit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More