Strumicë, 24 tetor – Komuna e Strumicës nga sot heq dorë nga anëtarësimi në Bashkësinë e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ndërsa kryeari Kostadin Kostadinov do të japë dorëheqje në funksioni anltar i Këshillit drejtues. Braktisja e BNJVL-së është në shenjë revolte për shkak të sjelljes indiferente ndaj Strumicës dhe qytetarët e saj në periudhën kur ata përballen me njërën nga sfidat më të mëdha – ujin e pijshëm, e cila paraqet element bazik të jetesës, por edhe për shjaj të sjelljes së njejtë pas refuzimit të Qeverisë së projektit të vetëm nga Strumica për realizimin me mjete nga kredia financiare, njoftuan sot nga pushteti lokal pasi që mbrëmë vendimi i këtillë e paralajmëroi Kostadin Kostadinov.
Në komunikatë shtohet se Komuna e Strumicës si institucion nuk është e nderuar me asnjë vendim me shkrim nga Qeverika dhe institucionet e saj, ndërsa për to kanë mësuar nga mediat.
“Për shkak të gjithë kësaj, e braktisimin BNJVL-në, ndërsa anëtarësimi do të vlejë kryesisjt për ingerencat ligjore të BNJVL-së në lidhje me sistemeve të komuave, ndërsa për gjithçka tjetër jashtë BNJVL-së”, qëndron në komunikatë.
Nfa Komuna e Strumicës theksojnë se sipas Statutit të BNJVL-së, kjo bashkësi i përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve të saj para Presidentes së Republikës, Kuvendit dhe Qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera, në kompetencë të së cilës janë punët nga fusha e pushtetit lokal.
Por deri më tani, që nga shfaqja e problemit të ujit më 27 shtator, BNJVL nuk ka treguar absolutisht asnjë interesim, edhe pse është dëshmitar se institucionet kompetente shtetërore, para së gjithash Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave nën juridiksionin e së cilës është diga “Turia” nga e cila furnizohet me ujë të pijshëm Strumica dhe 6 vendbanime, ata nuk kanë lëvizur as gishtin e vogël, përkundrazi përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me analizat dhe rezultatet e tyre po bën shaka me strumicanët”, thuhet në komunikatë.
Për Komunën e Strumicës, ky është një nga skandalet më të mëdha në Evropë për shkeljen e të drejtave dhe lirive kushtetuese të njeriut.