Komuna e Tetovës del me sqarim lidhur me punimet në oborrin e Kishës në Kodrën e Diellit

nga Xh M

Tetovë, 27 gusht – Komuna e Tetovës njofton opinionin dhe qytetarët në lidhje me disa lajme të cilat kanë qarkullur sot lidhur me punimet në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit.

“Në asnjë moment nuk bëhet fjalë për ndërtim të ndonjë objekti fetar apo për ndonjë provokim ndëretnik. Inspektoriati komunal ka dalë në terren ku edhe ka vëzhguar procesin në fjalë. Kisha për nevojat e saj në oborrin privat ka bërë asgjësimin e materialit nga prishja e një objekti. Ky asgjësim i tokës është për nevojat e kompleksit të kishës dhe në asnjë rast nuk do të shkaktojë ndotjen e ambientit përreth ose krijimin e ndonjë deponie. Kisha po i kryen punimet në tokën e saj private.

Lidhur me këtë jemi njoftuar edhe zyrtarisht përmes një shkrese të dërguar në institucionin tonë!”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More