Komuna e Tetovës mban mbledhje komemorative në nder të Shpat Kasapit

nga Xh M

Tetovë, 5 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të artistit të njohur tetovar, Shpat Kasapi.

Në një reagim publik, Kasami theksoi se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova ka humbur një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore.

“U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami, duke theksuar se për nder të tij është mbajtur mbledhje komemorative ku u kujtua jeta, vepra dhe kontributi i tij në kulturën shqiptare.

Kasami u shprehu mbështetje dhe forcë familjarëve në këtë moment të rëndë, ndërsa publiku tetovar i dha lamtumirën e fundit artistit të dashur.

https://www.facebook.com/share/p/1KMgoRRGgf/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More