Komunikacioni në Maqedoni, pritje deri 30 minuta në pikat kufitare

nga D. V.

Shkup, 5 maj – Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në pikën kufitare Bogordicë për hyrje dhe në pikën kufitare Tabanoc për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More