Shkup, 25 shkurt – Komunikacioni në rrugët e vendit në mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se reshje të borës me intensitet të dobët ka në Berovë dhe se për momentin kjo nuk paraqet pengesë në komunikacion.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM përkujton se ga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut, informon LAMM.