Konferenca e Kryetarëve miraton udhërrëfyesin për integrimin, opozita bojkoton

nga D V

Konferenca e Kryetarëve miratoi në mbledhjen e sotme udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Përmes një njoftimi për shtyp, grupi parlamentar i Partisë Socialiste konfirmoi se mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi në një reagim në rrjetet sociale, u shpreh se “udhërrëfyesi i miratuar sot për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, përfaqëson një hap të madh përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Peleshi shprehet se, “ky proces i rëndësishëm, fatkeqësisht, u krye pa prezencën e opozitës. Integrimi europian duhet të jetë përtej politikës së ditës dhe një vlerë përbashkuese për të gjitha forcat politike që aspirojnë të mirën e përbashkët dhe të ardhmen tonë europiane. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i angazhuar maksimalisht për këtë objektiv strategjik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More