Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë ndihmësin ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Ervin Xhihani.
Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe relatore Suela Zhegu, pasi shqyrtuan dokumentacionin përkatës, dhanë sot vendimin e marrë prej tyre, për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor Ervin Xhihani.
Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Ervin Xhihani u paraqit të hënën para trupës së gjyqtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha shpjegime mbi kriterin e pasurisë, kriterin profesional dhe atë të pastërtisë së figurës.
Xhihani ka punuar më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, teksa aktualisht ushtron detyrën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.