Konferenca e tretë ndërkombëtare “Përmirësimi i sigurisë në trafikun rrugor”

nga D V

Shkup, 30 maj – Në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR), sot në Shkup do të mbahet konferenca e tretë ndërkombëtare “Përmirësimi i sigurisë në trafikun rrugor”.

“Përmes prezantimeve të punimeve shkencore-profesionale dhe lituraturës profesionale, ekspertë të shumtë të njohur vendas dhe të huaj në fushën e trafikut do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira në tema që përfshijnë sigurinë e trafikut dhe pjesëmarrësve në trafikun rrugor, inxhinierinë dhe projektimin e trafikut, sistemet intelegjente të transportit dhe teknologjitë e reja, politika dhe rregulloret e trafikut, bashkëpunimi nacional dhe ndërkombëtar dhe shumë tema të tjera që synojnë përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor”, informojnë nga KRSKRR. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More