Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap tjetër drejt objektivit tonë strategjik

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti sot mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel.

Spiropali u shpreh se, ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt objektivit tonë strategjik kombëtar Shqipëria në BE brenda dekadës.

“Mbështetur në progresin tonë të pamohueshëm, Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri vendosi sot çeljen e negociatave për grup-kapitullin VI-Marrëdhëniet e jashtme dhe Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”, thekson Spiropali.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë promotore e bashkëpunimit rajonal, kontribuese aktive për mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe paqes”, shkruan Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More