Konferenca kombëtare “Rome e punësuar = Rome e pavarur”

nga D V

Shkup, 17 shtator – Konferenca kombëtare “Rome e punësuar = Rome e pavarur” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të HERA – Shoqatës për Edukim Shëndetësor, në kuadër të projektit “Rome e punësuar = Rome e pavarur”.

Projekti mbështetet financiarisht nga fondacioni suedez Kvinna till Kvinna, qëllimi kryesor i të cilit është rritja afatgjate e pjesëmarrjes së grave rome në tregun e punës, përmes avancimit të politikave kombëtare dhe lokale për punësim.

Në konferencë, siç informuan nga HERA, është paraparë të merr pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, drejtoresha programore e HERA-s Elizabeta Bozhinoska dhe u.d. drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selatin Beluli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More