Shkup, 21 gusht –Konferencë me titull “E ardhmja e vreshtarisë: Inovacionet, standardet dhe zhvillim i qëndrueshëm” do të mbahet sot në Qendrën edukative M6 në Shkup në të cilën ekspertë vendas dhe të huaj do të flasin mbi konceptet, aktivitetet dhe propozimet për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vreshtaria, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike.
Siç informon Shoqata e prodhuesve dhe eksportuesve të verës dhe pijeve të tjera të prodhuara nga rrushi “Verat e Maqedonisë”, në konferencë do të flasin kryetari i “Verërave të Maqedonisë” Svetozar Janevski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, ku më pas do të vijojnë prezantimet nga Milica Pletvarska Atanasov, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës “Povardarski – VRV”; Aleksandra Ristova, kryetare e Sektorit të menaxhimit të vreshtave në Verarinë “Tikvesh”; mr.sc. Xhovani Bigot, agronom, ekspert dhe konsulent, “Perleuve”, Itali; dr. Klemen Lisjak, enolog dhe studiues në Institutin bujqësor të Sllovenisë; Sandra Georgievska, enologe kryesore në “Shato Kamnik”; dhe prof. dr. Klime Beleski, profesor në Institutin bujqësor – Shkup.