Strugë, 21 gusht – Me mbjelljen tradicionale të fidanit dhe lexim poetik në Parkun e Poezisë, në nder të fituesit të “Kurorës së artë” për vitin 2025, poetitë të cekur sllovak, rrëfyesit, eseistit dhe përkthyesit Ivan Shtëprka, sot në Strugë fillon edicioni i 64-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë.
Hapja zyrtare e manifestmit do të jetë sonte me ndezjen e zjarrit në Shtëpinë e poezisë, ndërsa do të vazhdojë me Leximin poetik ndërkombëtar “Meridiane poetike”.
Patronazh i manifestimit është presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Krahas laureatit, poetit sllovak Ivan Shtërpka, fitues i çmimit “Urat e Strugës”, poeti polak Mateush Shimçik, në Mbrëmjet e 64-ta strugane të poezisë do të marrin pjesë rreth 70 emra të cekur poetikë nga Franca, Turqia, Kina, Spanja, Irlanda, nga vendet në fqinjësi, si dhe emra të cekur nga vendi.