Konferencë kombëtare “Produktiviteti dhe shtytësit e saj kryesorë për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri”

nga D. V.

Shkup, 28 maj – Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) me rastin e 20 vjetorit të ekzistencës së saj organizon Konferencë kombëtare me temën “Produktiviteti dhe shtytësit e saj kryesorë për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri”.

OPM do të prezantojë gjetjet nga hulumtimi që identifikon sfidat dhe mundësitë për rritjen e produktivitetit në kompanitë e Maqedonisë.

“Në konferencë do të prezantohet gjetjet nga hulumtimi në lidhje me zhvillimin e fuqisë punëtore, kapitalin, progresin teknologjik, qasjen në financa, praktikat e menaxhimit, efikasitetin organizativ dhe kushtet e tregut, informoi OPM.

Bazuar në gjetjet, Organizata e Punëdhënësve propozon rekomandime specifike për politika dhe masa që synojnë rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të biznesit në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More