Konferencë ndërkombëtare për marrëdhëniet mes Balllkanit Perëndimor dhe Kinës

nga D. V.

Shkup, 16 shtator – Në kuadër të projektit “Urat dhe barrierat: Trajektorja tridekadëshe e marrëdhënieve Kinë-Maqedoni e Veriut”, bartës i të cilit është Fondacioni “Nikolla Klusev”, sot dhe nesër do të mbajë konferencë ndërkombëtare me temë “Marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe Kinës: Kapërcimi i barrierave, ndërtimi i urave”.

Ekipin hulumtues e përbëjnë tre profesorë universitarë: Biljana Vankovska, Lidija Georgieva dhe Toni Milevski nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe dy hulumtues kinezë nga Univesiteti Fudan në Shangaj. Granti projektues njëvjeçar është marrë nga Instituti Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore, nga Budapesti.

Në konferencë do të marrin pjesë 23 hulumtues eminentë nga disa shtete, mes të cilave: Britania e Madhe, Kina, Suedia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Në konferencë do të debatohen marrëdhëniet bilaterale të Kinës me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE-ja, përmes identiifkimit të faktorëve dhe pengesave kyçe, dinamikës rajonale dhe globale, si dhe rritjen e dialogut interdisiplinor. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More