Konferencë “Nga Sllovenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut”

nga D V

Shkup, 25 shtator – “Nga Sllovenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut” është titulluar konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë me Shoqatën e afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dhe Organizatës studentore të Maqedonisë së Veriut në Slloveni (OSMS).

Organizuesit paralajmërojnë se në hapjen e konferencës do të flasin ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe ambasadori slloven në vend, Gregor Preskor, pas çka do të prezantohet anketa e kryer nga OSMS.

Janë paraparë panele në temat: Si të rinjtë, e arsimuar në Slloveni, e shohin mundësinë për t’u kthyer në vendin e tyre për të qenë pjesë e komunitetit shoqëror në Maqedoni të Veriut?, Kthimi i dijes – forca të reja të arsimuara për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, ku është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Mundësi dhe motivim nga sektori i biznesit për kthim të të rinjve dhe integrimi i tyre profesional në komunitetin e biznesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More