Konfiskohen mallra me vlerë mbi 1.8 milionë denarë

nga D. V.

Shkup, 29 janar – Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë, përcjell TV21.

Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize.

Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura përkatëse ligjore, ndërsa mallrat janë konfiskuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More