Konjufca pret nesër në takim kryeparlamentarin Gashi

nga Xh M

Prishtinë, 24 nëntor – Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do ta pres në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës pritja ceremonial do të jetë në ora 09:15, ndërkaq takimi bilateral në 09:45.

Përndryshe, Qeveria e Kosovë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk e ka asnjë problem me Maqedonnë e Veriut.

Ndërkaq, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut thotë se pushteti i ri atje ka përpjekje për t’i minizuar të drejtat e shqiptarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More