Konjufca thotë se Familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

nga D V

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Familja Jashari ka bërë aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me çdo 5, 6 dhe 7 mars vijmë këtu të gjithë së bashku për t’u përkulur para varreve të Jasharëve të rënë në vitin 1998, për arsye se Familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është esenca e UÇK-së, e po ashtu e ka bërë edhe aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin tonë”, tha ai pas homazheve në Prekaz.

“Ata si familje e kanë pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e tyre një të vërtetë e cila e ka shpëtuar popullin e Kosovës, e kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë, duke luftuar me armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet. Kështu veproi Familja Jashari dhe për këtë arsye ne si komb, si popull i detyrohemi më së shumti për lirinë dhe për çlirimin e Republikës së Kosovës dhe Familjes Jashari”, tha Konjufca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More