Marrëveshja për pensionet me Italinë, Gonxhja: Asnjë vit pune nuk humbet

nga D V

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja e cilësoi si hap historik për mijëra qytetarë, miratimin nga Senati italian të marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve të të dy vendeve.

Pas 15 vitesh negociata, marrëveshja u nënshkrua një ditë më parë nga Senati italian.

“Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e mijëra punonjësve shqiptarë në Itali dhe italianëve në Shqipëri. Asnjë vit pune nuk humbet. Siguri dhe perspektivë e re për 550 mijë shqiptarë dhe 4 mijë italianë”, tha ministri.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

“Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë”, theksoi ministri Gonxhja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More