Konstituohet Këshilli i ri i ASHMAA-së, kryetar është zgjedhur Sasho Stefanovski

nga D. V.

Shkup, 3 korrik – Anëtarët e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 qershor 2025, sot mbajtën seancë konstituive.

Siç informojnë nga ASHMAA, në seancë, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregulloren e punës së Agjencisë, u zgjodhën kryetar dhe nënkryetar. Për kryetar është zgjedhur Sasho Stefanovski, ndërsa për nënkryetare Zirieta Hajro Jajaga.

Në Këshillin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audioviziele, , përveç Sasho Stefanovskit dhe Zirieta Hajro Jajagës, janë anëtarë edhe Afrona Verzivoli, Viktor Pavlovski, Gordana Majnova, Petar Xhurovski dhe Cvetanka Minovska. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More