Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia do të takohet me Gashin

nga D V

Shkup, 26 shtator – Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia sot do ta vizitojë Parlamentin.

Siç informoi shërbimi kuvendor për shtyp, Kolumbia do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më datën 18 të këtij muaji e priti Kolumbian dhe biseduan për aktivitetet dhe projektet rrjedhëse të cilat realizohen tek ne me mbështetje të Organizatave të KB-së, si dhe për zbatimin e kornizës për bashkëpunim 2021-2025, si dokument kryesor strategjik që e konstaton punën e sistemit të KB-së në vend, ndërkaq në pajtim me prioritetet nacionale zhvillimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More