Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare

nga D. V.

Shkup, 17 prill –  E dimë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare, tha Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

“Gjeopolitika ka ndryshuar vitet e fundit jo vetëm për shkak të Ukrainës, por edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. Sot ne duhet të veprojmë më shpejt, të prishim të menduarit dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit”, tha Kos, e cila po viziton Bullgarinë.

Sipas saj, për herë të parë në historinë e zgjerimit, Bashkimi Evropian po përballet me forca të jashtme që dëshirojnë dështimin e tij.

Ajo theksoi se zgjerimi është prioritet dhe se është gjëja më e rëndësishme për BE-në, duke vënë në dukje vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është në një situatë të ndryshme nga Ukraina. Deri më tani, ne kemi dy favoritë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Këto ditë do të hapim një kapitull të ri me Shqipërinë. Nëse vazhdojmë kështu, ne mund t’i përfundojmë negociatat me Malin e Zi në 2026 dhe me Shqipërinë në 2027. Ne do të donim të hapnim negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se do të arrihet një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve”, thotë Kos për “BNT”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More