Kos: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese

nga D. V.

Shkup, 4 nëntor – Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të pakos së raporteve të progresit mbi kandidatët për anëtarësim në BE para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, tha se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia është plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe vazhdon të punojë në pjesët që lidhen me Klasterin 1, por duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Kos.

Lidhur me vendin, Kos theksoi shkurtimisht në dy fjali se është plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe përgatitjet teknike po vazhdojnë në lidhje me udhërrëfyesit dhe Planin e Veprimit për negociatat pas Klsaterit të parë.

Ajo gjithashtu theksoi se vendi duhet të ndërmarrë “hapa vendimtarë” për të përparuar në negociatat e anëtarësimit dhe thotë se duhet “të ndryshojë Kushtetutën në përputhje me përfundimet e Këshillit të vitit 2022, në mënyrë që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”.

“Vendi nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në procesin e negociatave të pranimit gjatë vitit të kaluar. Duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese në përputhje me përfundimet e Këshillit të Evropës të vitit 2022 në mënyrë që të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Kos para Komitetit të Punëve të Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More