Sulejmani: Bekim Sali do të jetë zv.kryeministër i parë

nga D. V.

Shkup, 4 nëntor – Ashtu siç ka paralajmëruar z.Mexhiti, pasardhës i tij do të jetë Bekim Sali, tha mes tjerash Driton Sulejmani nga VLEN, i pyetur se kush do të jetë zëvendëskryeministër i parë në vend të Izet Mexhitit. Sulejmani nuk bëri të ditur se në cilin resor do ta ushtrojë detyrën e ministrit Sali, respektivisht tha se ende nuk është caktuar se kush do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sa i përket çështjes së zv/krymeinistrit të parë, ne vetëm se jemi duke funksionuar si VLEN. Të gjithë ministrat momental që janë e kanë përfaqësuar VLEN-in, jo subjektet e tjera politike dhe e tillë do të jetë situata edhe pas këtyre zgjedhjeve. Z. Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministri i parë që do ta përfaqësojë VLEN-in”, tha Driton Sulejmani nga VLEN, duke shtuar se për emërimet e tjera ende po bëhen vlerësime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More