Shkup, 29 prill – Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë histori të trishtueshme në Ballkan për anëtarësim në BE, tha Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila po viziton sot Pragën.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur isha kandidat për Komisionere dhe tani. Zgjerimi është i ndryshëm tani nga ç’ishte pesë vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në muajt e fundit, me zgjedhjet në SHBA situata gjeopolitike ka ndryshuar. Dhe sot, me zgjerimin, po kthehemi te themelet për të cilat u themelua BE-ja, që janë siguria dhe paqja. Nuk duhet të lëkundemi në procesin e zgjerimit”, tha Kos.
Kos, në një deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”, tha se Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktualisht më afër anëtarësimit në BE, ndërsa ka tre histori të trishtueshme në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.