Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

nga D. V.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Marie Bjerre, ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së), në kuadër të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, Kos tha se “sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap gjithë grup-kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian”.

“Sepse sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjithë shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë”, nënvizoi Kos.

Komisionerja Kos i shprehu  mirënjohjen Presidencës Daneze për përpjekjen për të bërë të mundur këtë gur kilometrik.

“Suksesi i Shqipërisë është rezultat i autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE-së. Dhe është rezultati i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshime dhe i mbështesin këto ndryshime”, tha Kos.

Më tej Kos u shpreh se “reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin politik, ekonomik po kështu edhe në shoqërinë shqiptare duke e bërë atë vërtet europiane, për rrjedhojë Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit”.

Sipas saj, kjo tregon se “kur jepni rezultate ecni përpara”.

“Ju jeni frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, për shumë qytetarë që duan të shohin të njëjtin vendosmëri e ndryshim në vendin e tyre. Çelja e gjithë kapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real”, theksoi Kos.

Në fakt, vijoi Komisionerja, suksesi juaj do të përcaktohet se sa mirë miratoni e zbatoni legjislacionin europian.

“Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dje liria e media.

Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.

“Kjo nuk do të jetë përherë e lehtë ashtu siç ndodhë me çdo vend kandidat, por ju keni diçka mjaft të fuqishme në favorin tuaj mbështetjen më të gjerë publike të të gjitha vendeve kandidate dhe më shumë se 90% e shqiptarëve e shohin të ardhmen e tyre në BE”, nënvizoi Kos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More