Kosova në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

nga D. V.

Në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel, Kosova me pjesëmarrjen e saj nënvizon përkushtimin për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike.

Në këtë takim Kosovën e përfaqësoi Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria njofton po ashtu se në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More