Kosovë, policia sërish zbulon armë dhe municion në Mitrovicën Veriore

nga Xh M

Policia e Kosovës ka zbuluar sërish armë dhe municion në Mitrovicën Veriore, transmeton Anadolu.

Siç ka njoftuar policia, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Policia bënë të ditur se gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione në një kotec pulash.

“Një armë të gjatë AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek, katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës, dyzet (40) fishek të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një (1) thikë taktike, një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një (1) çantë e zezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia njoftoi se në lidhje me rastin në stacion policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68-vjeçare, i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More