Kostadinov e ngrin anëtarësinë në LSDM: Jo me këtë udhëheqje, partia të kthehet aty ku e ka vendin

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik – Kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe ka publikuar deri më tani disa prej emrave me të cilët LSDM-ja do të garojë në zgjedhjet lokale.

Në mesin e emrave, mungoi emri i kryetarit aktual të Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Për këtë ka reaguar vetë Kostadinov, i cili njoftoi se ka ngrirë anëtarësinë e tij në LSDM, duke theksuar se nuk pranon të jetë pjesë e partisë nën drejtimin aktual.

“Që nga sot, e ngrij anëtarësimin tim në LSDM. Jo me këtë udhëheqje, jo derisa LSDM të kthehet aty ku e ka vendin, e jo ku është sot. Kjo nuk është fundi. Ky është momenti kur njeriu duhet të flasë me ndershmëri dhe nga zemra. Në 11 vitet e fundit, që nga 2013, nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje”, deklaroi mes tjerash Kostadinov.

Kujtojmë se Filipçe sot njoftoi se në Strumicë kandidat i LSDM-së do të jetë Marjan Daskallovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More