Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sonte në Click Plus në TV21, komentoi kërkesën e BDI-së për dorëheqjen e tij.
Nuk ndjej absolutisht asnjë përgjegjësi dhe nuk dua të komentoj fare partitë politike. Por si kryetar i Gjykatës Kushtetueses jam i detyruar të reagoj në rast se partitë tregojnë një kulturë të ulët politike, sepse jam i detyruar të mbroj integritetin e Gjykatës”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski në Click Plus.