Kostadinovski – Çevik: Vazhduan diskutimet për përkrahje dhe digjitalizim të Gjykatës kushtetuese

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuiar takim punues me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e “TIKA”-s, ku, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës.

Zëvendëskryetari i “TIKA”-s, Çevik, shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të kontribuar në procesin e digjitalizimit të Gjykatës, përmes së cilit do të përmirësohet puna nga aspekti teknik, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit të procedurave.

Kostadinovski ka shprehur falënderim të sinqertë për përkrahjen e deritansihme nga ana e “TIKA”-s, duke e theksuar gatishmërinë për fillimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të parapara në periudhën e ardhshme.

Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese ka marrë pajisje teknike nga kompjuterë dhe printera për punonjësit. Paraprakisht, “TIKA” ka marrë pjesë në pajisimin e sallës së mbledhjeve dhe konferencave për shtyp në vitin 2020, si dhe sigurimin e pajisjeve teknike në vitin 2013.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More