“Kouchner dhe Gjenerali Jackson kishin marrëdhënie të mirë”, thotë Covey

nga D. V.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij, amerikan Jock Covey.

Në ditën e dytë të dëshmisë, në sallën e gjyqit u komentua një libër i botuar në vitin 2005, e në të cilin ish-zëvendësi i Bernard Kouchner ishte bashkautor. Këtë libër për të cilën prokurorja pati disa pyetja drejt Covey, ky i fundit e ka përdorur si referencë për 15 vitet e kaluara ku ka dhënë mësim.

Prokurorja: “Aty keni përshkruar mënyrën se si Bernard Kouchner dhe Gjenerali Mike Jackson kuptoheshin mirë me njëri-tjetrin, pra kishin takime të rregullta mes vete”.

Këtë, e konfirmoi Covey, duke thënë “Po”.

Prokurorja: “Keni thënë në libër se marrëdhënia e mirë, e natyrshme mes Kouchner dhe Gjeneralit Jackson ishte avantazh i rëndësishëm por më e rëndësishmja që të dy kishin qasje të punës së tyre me vizion të ngjashëm dhe për këtë bashkëpunim kyç, të dy u pajtuan që puna kryesore në fillim duhet të ishte misioni ushtarak pastaj keni thënë që ata kuptuan se KFOR-i nuk mund të kishte sukses në misionin e tij të përgjithshëm pa një proces politik”.

Edhe këtë e konfirmoi dëshmitari amerikan, duke u përgjigjur me “Po”.

Covey më tej u pyet edhe rreth një libri të Bernard Kouchner me titull “Luftetarët e Paqes”.

“Keni dijeni për të”, pyeti prokurorja, me përgjigjen e dëshmitarit: “Po”.

“E kam blerë një kopje kohëve të fundit, e kam në gjuhën franceze, por nuk e kam lexuar”, u shpreh dëshmitari, njofton Klankosova.tv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More