Kovaçevski: Nuk e votojmë Qeverinë e re

nga Xh M

Shkup, 22 qershor – Deputeti i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të diskutimit dhe votimeve të qeverisë së re, tha se LSDM-ja nuk do ta mbështesë qeverinë e re.

“Ne nuk do ta mbështesim Qeverinë e re duke qenë se jemi opozitë, pres që të ketë një diskutim ku do të diskutohen të gjitha aspektet e programit të cilat i dorëzoi mandatari dhe kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski, dhe mendoj se në një pjesë të madhe të programit nuk janë realizuar premtimet që janë bërë nga të gjitha partitë që ishin në opozitë deri më 8 maj dhe sot formojnë qeverinë e re të RMV-së”, u shpreh Kovaçevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More