KQZ bëhet anëtar i Komitetit të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike.

Në këtë Asamble, KQZ u përfaqësua nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Prezenca dhe përkushtimi i përfaqësuesve tanë kanë pasur një rol vendimtar në zgjedhjen e Kosovës në Komitetin Ekzekutiv, duke theksuar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj Asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB”, thuhet në njoftim.

KQZ thekson tutje se kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare.

“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë.

KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota i A-WEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB”, thuhet në komunikatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More