KQZ cakton ndarjen e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për partitë politike

nga D V

Në mbledhjen e sotme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua projektvendimi “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për parlamentare të datës 11 maj 2025 janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 2 (dy) anëtarë;

Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 1 (një) anëtar;

Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy)
anëtarë;

Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një)
anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More