KQZ certifikon kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, refuzon Listën Serbe

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ka refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së nga LVV, Sami Kurteshi është deklaruar kundër certifikimit të Listës Serbe.

“Unë jam kundër te certifikimit të Listës Serbe bashkë me kanditatët e tij”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi për numrin e personave që votuan për dhe kundër

“Për tre, kunder dy gjashtë abstenim. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, ka thënë ai.

Për certifikimin e Listës Serbe, Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, LDK, AAK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More