Kocevski e vlerëson si akt politik nismën për shkarkimin e tij

nga D. V.

Shkup, 10 dhjetor – Kryeprokurori Lupço Kocevski e cilëson të motivuar politikisht propozimin për shkarkimin e tij. Sipas Kocevskit, deputetët janë ata që duhet të vendosin nëse ai shkarkohet ose jo, por kërkon që Kuvendi t’ia japë mundësinë e cila i takon dhe të prononcohet ndaj propozimit për shkarkim.

“Procedura nuk varet më nga unë. Dua të potencoj se ky është vendim politik. Si do të vepron Kuvendi dhe pse është vendim politik, kërkoni përgjigje nga politikanët. Konsideroj se kryeprokurori duhet të jetë i pavarur”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror.

Kreu i opozitës, Venko Filipçe propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit e cilëson si strategji të Qeverisë për të instaluar kuadro partiak në sistemin gjyqësor.

“Vlerësoj se çdo gjë që ndërmerret në gjyqësor dhe nuk është reformë e vërtetë nuk na çon askund. Nuk dua të tingëlloj avokat i dikujt, aq më pak i kryeprokurorit të cilin as nuk e njoh, por vlerësoj se çdo presion partiak për njerëz partiak edhe më shumë e  ngatërron sistemin gjyqësor gjë të cilën qytetarët nuk e duan”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Kryeministri kërkon që deputetët të vendosin se kush do të jetë kryeprokurori i ri. Sipas tij, për një emër të tillë nuk ka dhe nuk mund të ketë konsensus politik.

“Nuk e di, nuk kemi menduar. Do të ketë thirrje publike dhe gjithkush që i plotëson kushtet dhe i përmbahet kushteve mund të aplikon, në fund deputetët do të vendosin cili është më i miri dhe do ta zgjedhin”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Nisma për shkarkimin e Kocevskit akoma nuk ka arritur në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More